Sporti

Ballkani – Cluj, ja sa para do t’i fitojë skuadra kosovare nëse e fiton këtë ndeshje

09/08/2022 11:09
nga:Mergim Rreci

Ballkani e zhvillon sot ndeshjen e parë në grupet e Conference League.

Cluj do të jetë kundërshtari i parë i Ballkanit, ndeshje kjo që zhvillohet në ora 18:45 , në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.

Një fitore në fazën e grupeve do t’ia siguronte Ballkanit 500 mijë euro, kurse një barazim 166 mijë sosh.

Ky është një motiv shtesë për skuadrën kosovare, sepse një shumë e tillë e fituar do të sjellte edhe më shumë stabilitet financiar.

FC Ballkani