Arsene Wenger ka thënë se Alexis Sanchez nuk e meritonte të merrte karton të kuq kundër Liverpoolit.
Menjëherë pasi kampionët e Italisë kaluan në epërsi kundër “Reds” me një gol të shkëlqyer të Lautaro Martinez, ish-lojtari i Arsenalit dhe Manchester United u përjashtua me kartonin e verdhë të dytë për një ndërhyrje ndaj Fabinhos, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, ish-trajneri i Sanchez-it në Arsenal, Wenger, këmbëngul se arbitri mund të kishte zgjedhur të mos shfaqte një të verdhë për ndërhyrjen e dytë dhe se vendimi i tij përfundimisht “vrau lojën”.
“Mendoj se arbitri e vrau ndeshjen në momentin e gabuar. Mund të ishte interesante të shihje 25 minutat e fundit me 11 kundër 11.
“Megjithëse duhet të them, Liverpooli e meritoi të kualifikohej në dy ndeshje, sepse edhe sot, ata goditën shtyllën tre herë.
“Por unë nuk jam dakord me vendimin e arbitrit, aq sa ai mund t’i jepte një karton të kuq Sanchezit në faullin e parë.
“Me të dytin, jo vetëm që nuk ishte një faull dhe Fabinho e shfrytëzoi maksimalisht, por vrau pak nga interesimi i lojës në 20 minutat e fundit”, tha Wenger.
/GazetaBlic Sport/


