Sporti

Albion Rrahmani nuk e harron ‘dashurinë e vjetër’, motivon Ballkanin para ndeshjes me Astana

11/09/2023 16:12
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit e zhvillon sot njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në Conference League.

Kampioni i Kosovës do të përballet në udhëtim me Astana-n në kuadër të xhiros së katërt të grupit C në Ligën e Konferencës, shkruan GazetaBlic Sport.

Në fakt rezultati pozitiv në këtë përballje i jep shpresa Ballkanit për të kaluar tutje. Aktualisht, Ballkani ka tri pikë, sa i kanë edhe Dinamo e Astana pas tri xhirove të zhvilluara. Këto tri skuadra pritet të luftojnë për vendin e dytë në grup, i cili garanton kalimin në raundin tjetër

Mbi 400 shqiptarë do të jenë në përkrahje të Ballkanit nesër në stadium, kurse përkrahja për kampionin e Kosovës nuk mungon nga të gjitha trevat shqiptare.

Një mesazh i madh motivues për Ballkanin vjen nga ish futbollisti i kësaj skuadre, Albion Rrahmani, i cili nga Ballkani u transferua tek Rapid Bukureshti në Rumani.

Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme për Ballkanin, por besoj se me cilësinë që ka skuadra, duke njohur mentalitetin e të gjithë lojtarëve si dhe profesor Ilir Daja, i cili analizon në detaje kundërshtarin, besoj se do të bëjnë më të mirën për të fituar ndeshjen. Dua të uroj të gjithë shokëve të mi që të mos kenë lëndime dhe të bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë, padyshim që nuk do t’ju mungojë rezultati”, tha Rrahmani.

/GazetaBlic Sport/