Shqetësim për Kombëtaren e Brazilit në miqësoren ndaj Australisë. Raphinha është detyruar të largohet nga fusha pas një shqetësimi muskulor.
Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka konfirmuar zyrtarisht se sulmuesi u zëvendësua për shkak të këtij problemi, transmeton GazetaBlic Sport.
Për momentin nuk ka detaje të plota rreth shkallës së shqetësimit. CBF pritet të japë më shumë informacion pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa stafi mjekësor do të vlerësojë gjendjen e futbollistit.
Tashmë vëmendja është te raporti mjekësor, për të kuptuar nëse Raphinha ka pësuar një dëmtim që mund ta mbajë jashtë fushave apo bëhet fjalë vetëm për një shqetësim të përkohshëm.
/GazetaBlic Sport/


