Radiotelevizioni i Kosovës do t’i transmetojë dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
“Me gjithë vështirësitë financiare që po kalon, RTK siguron publikun që ndeshjet e Kosovës do të mund t’i ndjekë në ekranin e vet. Prandaj çdo lajm tjetër i pakonfirmuar është i pavërtetë”, ka konfirmuar transmetuesi publik.
Kosova e mbyll fazën e grupeve me ndeshjet e këtij muaji: ndaj Sllovenisë më 15 nëntor në Lubjanë dhe ndaj Zvicrës më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Aktualisht, Zvicra kryeson grupin me dhjetë pikë, pasuar nga Kosova me shtatë, Sllovenia me tri dhe Suedia me një pikë. “Dardanët” synojnë fitore në këto dy ndeshje për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në fazën “play-off” të Botërorit 2026.


