Sporti

Juventusi e nis edicionin e ri me fitore, Zhegrova luan rreth 25 minuta

08/23/2026 20:32
nga:Mergim Rreci

Juventusi e ka nisur sezonin e ri në Serie A me fitore, duke mposhtur Frosinonen 1–0 në transfertë.

Golin e vetëm të takimit e shënoi mbrojtësi brazilian, Gleison Bremer, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë ndeshje u aktivizua edhe reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova. Sulmuesi kosovar u inkuadrua në pjesën e dytë dhe luajti rreth 25 minuta, duke marrë minutat e para në kampionatin e ri.

Me këtë triumf, Juventusi e nis sezonin me tri pikë dhe një fitore të rëndësishme në udhëtim.

/GazetaBlic Sport/