Sporti

Nuk ka gjumë sonte! Para Argjentinës, Norvegjia e Haaland zbret në fushë

06/16/2026 23:59
nga:Mergim Rreci

Ka filluar zyrtarisht përballja mes Irakut dhe Norvegjisë në Grupin I të Kupës së Botës, në “Boston Stadium” në Foxborough, SHBA.

Të dy ekipet kanë hyrë në fushë me synime të qarta për të nisur turneun me fitore, në një ndeshje që konsiderohet mjaft e rëndësishme për ecurinë në grup.

Norvegjia vjen si favorite në letër, me yjet e saj kryesorë në formacion, ndërsa Iraku kërkon të befasojë dhe të marrë pikë të vlefshme që në ndeshjen e parë të kompeticionit.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat tutje, ‘GazetaBlic Sport’ do të ju mbajë të informuar në kohë reale.

/GazetaBlic Sport/