Sporti

Mësohet numri i tifozëve të Bayern Munich sonte në ‘Santiago Bernabeu’

04/07/2026 17:18
nga:Mergim Rreci

Një atmosferë e zjarrtë pritet të mbizotërojë në “Santiago Bernabeu”, atje ku zyrtarisht rreth 3,875 tifozë të Bayern Munich kanë siguruar praninë për ndeshjen e madhe.

Numri real i mbështetësve bavarezë mund të jetë edhe më i lartë, pasi shumë prej tyre kanë udhëtuar drejt kryeqytetit spanjoll pa bileta në sektorët e dedikuar, transmeton GazetaBlic Sport.

Tifozët gjermanë kanë planifikuar një grumbullim masiv në Plaza de Castilla, nga ku do të nisin një marshim rreth 2 kilometra drejt stadiumit. Ky organizim synon të tregojë unitetin dhe mbështetjen e tyre të fuqishme për skuadrën, duke krijuar një atmosferë mbresëlënëse para fillimit të sfidës.

Autoritetet lokale dhe forcat e sigurisë kanë marrë masa të shtuara për të garantuar mbarëvajtjen e ngjarjes, ndërsa pritet një prani e madhe tifozësh nga të dyja palët në një nga ndeshjet më të shumëpritura të sezonit.

Bernabeu është gati për një mbrëmje spektakolare futbolli, ku përveç lojës në fushë, edhe tribunat pritet të dhurojnë një spektakël të veçantë.

/GazetaBlic Sport/