Sporti

Super ndeshje sonte në Kupën e Kosovës, Golden Eagle Ylli dhe Trepça përballen në Therandë

01/21/2026 14:47
nga:Mergim Rreci

Një super ndeshje do të zhvillohet sonte në Kupën e Kosovës në basketboll.

Golden Eagle Ylli dhe Trepça përballen në ndeshjen kthyese çerekfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Suharekasit triumfuan në ndeshjen e parë me shifrat 99-102, duke bërë një hap të madh drejt kalimit në gjysmëfinale.

Megjithatë, skuadra kampione në fuqi, KB Trepça po kalon në një moment të jashtëzakonshëm dhe synon përmbysjen e madhe.

/GazetaBlic Sport/