Sporti

Liria konfirmon largimin e Xhulio Mehmetit

01/06/2026 14:25
nga:Mergim Rreci

Xhulio Mehmeti është larguar nga skuadra e Lirisë.

Klubi prizrenas e ka falënderuar për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar, transmeton GazetaBlic Sport.

32 vjeçari ishte pjesë e Lirisë që nga viti 2024, kurse më parë ka luajtur tek disa skuadra të tjera në Shqipëri.