Superliga e basketbollit kosovar do të vazhdojë sonte me dy ndeshjet e fundit të xhiros së dhjetë.
GO+ Peja do të përballet me Borën në ‘Karagaçi’ të Pejës, një duel që pritet të prodhojë një sfidë interesante. Pejanët kanë shtatë fitore e dy humbje, kurse prishtinasit tri fitore e pesë humbje.
Sfidë interesante parashikohet të luhet edhe ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahoveci 029, ku të dy skuadrat kanë nga katër fitore e pesë humbje.
Superliga/Java 10
E enjte
18:45 GO+ Peja – Bora
18:45 Sigal Prishtina – Rahoveci 029


