Sporti

Garë e fortë në Superligë, kjo është renditja tabelare para ndeshjeve të xhiros së 9-të

10/18/2025 09:27
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës rikthehet pas pushimit të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës.

Ditën e sotme, do të zhvillohen dy ndeshje, kurse, nesër do të luhen edhe tri ndeshje tjera, shkruan GazetaBlic Sport.

Sot, Prishtina e Re e pret në Lipjan Gjilanin, kurse kampionia në fuqi, Drita do të jetë nikoqire e Malishevës.

Të dielën, Llapi në “Zahir Pajaziti” e pret Ferizajn, kurse Prishtina udhëton në Skënderaj për t’u ndeshur me Drenicën.

Ballkani në anën tjetër do t’i bëjë konak Dukagjinit nga Klina.

Kjo është renditja tabelare para ndeshjeve të kësaj xhiroje:

/GazetaBlic Sport/