Lajmet e këqija për Barcelonën përpara El Clasicos vazhdojnë.
Robert Lewandowski ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes me ekipin kombëtar polak dhe nuk do të luajë kundër Real Madridit, transmeton GazetaBlic Sport.
Sulmuesi ka një këputje muskulore në kofshën e majtë, dhe Barca tha se koha e rikuperimit do të varet nga zhvillimi i dëmtimit.
Sipas gazetës spanjolle AS, Lewandowski nuk do të jetë në dispozicion të Hansi Flick për katër javët e ardhshme.
El Clasico e parë e sezonit është më 26 tetor. Barcelona mund të ketë probleme në sulm pasi Lamine Yamal dhe Fermin Lopez ende po shërohen nga lëndimet.
Dani Olmo dhe Ferran Torres janë gjithashtu jashtë, dhe Raphinha do të jetë në dyshim deri në fund.
/GazetaBlic Sport/


