Sipas një sondazhi të Odds Scanner , Cristiano Ronaldo ka kaluar shifrën e 600 milionë ndjekësve në Instagram, duke qenë personi i parë (dhe i vetmi) që ka kaq shumë fansa në atë rrjet social.
Në fakt, Ronaldo ka përballë vetëm një kundërshtar, vetë Instagramin, pra vetëm profili i rrjetit e kalon atë portugez, me 651 milionë ndjekës. përcjell GazetaBlic Sport.
Pas Cristiano Ronaldos vjen Messi, me 482 milionë ndjekës dhe këngëtarja Selena Gomez, e cila në mars të këtij viti ia kaloi influencueses Kylie Jenner si femra më e ndjekur në Instagram, mbyll podiumin me 427 milionë fansa.
Shikoni më poshtë profilet më të ndjekura në Instagram (me përjashtim të llogarisë së vetë rrjetit social):
I pari – Cristiano Ronaldo, 600 milionë
I dyti – Messi, 482 milionë
E treta – Selena Gomez, 427 milionë
E katërta – Kylie Jenner, 398 milionë
5 – Dwayne The Rock Johnson, 388 milionë
/GazetaBlic Sport/


