Lajme

Burjani: Nuk përjashtohet mundësia që Kurti të propozojë dikë nga familja Jashari për president të vendit

01/06/2026 18:06
nga:Genita C

Analisti politik Blerim Burjani ka komentuar mundësinë që kryeministri Albin Kurti ta propozojë sërish Vjosa Osmanin për presidente.

Sipas tij, Kurti e di që gjasat për të siguruar votat e mjaftueshme janë të vogla dhe për këtë nuk përjashtohet mundësia e një propozimi tjetër.

Burjani thekson se Kurti mund të llogarisë në votën e LDK-së, por nëse nuk ka garanci, ai mund të vendosë për një kandidat tjetër. Analisti shton se Kurti tash nuk ka interesim të përdorë shantazh politik përmes kërcënimit me zgjedhje të reja, siç ndodhi para katër vjetësh.

“Sipas mendimit tim, ai po analizon se si të detyrojë opozitën të votojë një propozim të tij. Me Vjosen, ai e di që gjasat janë të pakta, pra nuk përjashtohet mundësia e ndonjë propozimi nga familja Jashari. Pra, ai nuk i dihet plotësisht, por është i vetëdijshëm se gjasat janë të vogla. Me Vjosen e ka vështirë, por në këtë çështje mund të llogarisë në votën e LDK-së, pra nëse shkon me propozim të Vjosës. Por, nëse LDK nuk jep asnjë garanci, atëherë ai, për shkak të interesit të tij, mund të vendosë për dikë tjetër. Kjo përmbledh skenarin dhe mundësitë. Tash Kurti nuk ka më aq interesim të shkojë në shantazh, si para katër vjetëve, përmes kërcënimit me zgjedhje të reja, sepse opozita nuk ka ku shkon më keq”, tha Burjani për GazetaBlic.

“Siguroji votat nëse dëshiron të zgjidhesh” – Haliti: Mesazhi i Kurtit për zgjedhjet i drejtohet Vjosa Osmanit