Klubi Futbollistik “Prishtina” ka fituar titullin kampion në Superligën e Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021.
Skuadra kryeqytetase ka siguruar garat evropiane ku në fillim do luaj në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve.
Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani do të udhëtojë drejt Ohrit për ta kryer fazën përgatitore dhe ku “bardhekaltërit” priten t’i zhvillojnë dy ndeshje kontrolluese.
Mbrojtësi i kësaj skuadre, Besnik Krasniqi tha për GazetaBlic Sport tha se janë përgatitur shumë mirë për këto ndeshje dhe se shpreson që
“Jemi përgatitur mjaft mirë për këto ndeshje dhe e dijmë se do jenë ndeshje të vështira. Neve nuk na lejohen gabimet, do të japim maksimumin në çdo ndeshje dhe shpresoj që edhe unë të jam në formën që kam qenë në këtë edicion që shkoi në Superligën e Kosovës”, tha Krasniqi për GazetaBlic Sport.

Drejtori Sportiv i Prishtinës, Fisnik Kërçeli, në një prononcim për GazetaBlic Sport ditën e djeshme, tha se skuadra nuk do të vaksinohet para këtyre garave.
Mbrojtësi Krasniqi tha poashtu se nuk beson që kjo gjë do të jetë një problem dhe se po testohen vazhdimisht.
“Në lidhje me mos vaksinimin nuk mendoj që do të jetë problem, ne kemi bërë edhe teste dhe tash jemi të gjithë negativë në rezultatet për koronavirus. Shpresojmë të mos jetë pengesë për këto ndeshje“, përfundoi Krasniqi.
Ai ka zhvilluar 34 paraqitje për Prishtinën në edicionin e fundit dhe ka shënuar 10 e ka bërë 5 asistime.
/GazetaBlic Sport/


