Lajme

Berisha: Prishtina që synojmë është një qytet i pastër, i shëndetshëm dhe me kujdes të përhershëm për qytetarët e saj

10/09/2025 15:09
nga:Sh R

Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, së bashku me kandidatin për Kuvend Komunal, Shkëlzen Komoni , njëherësh eksper në hartimin e programit u prezantua vizioni për një sistem shëndetësor modern dhe gjithëpërfshirës në kryeqytet.

Berisha thotë se Prishtina që synojmë është një qytet i pastër, i shëndetshëm dhe me kujdes të përhershëm për qytetarët e saj.

Postimi i plotë:

Çfarë do të bëjë Beka për shëndetësinë?

Së bashku me kandidatin për Kuvend Komunal, Dr. Shkëlzen Komoni, njëherësh ekspert në hartimin e programit, u prezantua vizioni për një sistem shëndetësor modern dhe gjithëpërfshirës në kryeqytet, që nis nga kujdes parandalues shëndetësor e deri te ofrimi i shërbimeve cilësore pranë pacientit.

Prishtina që synojmë është një qytet i pastër, i shëndetshëm dhe me kujdes të përhershëm për qytetarët e saj.

Programin e plotë mund ta lexoni në 👉ëëë.bekaberisha.com