Sporti

Bastet e favorizojnë maksimalisht ndaj kundërshtarit nga Luksemburgu, Drita kërkon të dëshmohet edhe në fushë

07/08/2025 09:31
nga:Mergim Rreci

Drita e zhvillon sonte ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

“Intelektualët” do ta kërkojnë kualifikimin duke u ballafaquar me ekipin nga Luksemburgu, FC Differdange 03, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, atje ku atmosfera pritet të jetë fantastike.

Bazuar tek kuotat e basteve, skuadra kosovare është favorite e madhe, por që gjithçka duhet të dëshmohet në fushën e blertë.

Kualifikimi nga ky rreth, në rastin më të keq pastaj për Dritën siguron fazën “Playoff” në UEFA Europa Conference League.

/GazetaBlic Sport/