Sporti

Asnjë futbollist i Dritës tek Kosova A dhe tek U21, reagon ashpër presidenti Murseli

09/16/2022 17:02
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Dritës, Valon Murseli ka reaguar ndaj listës së publikuar nga Kosova dhe Kosova U21.

Në mesin e të ftuarve nuk ka zënë vend asnjë futbollist i skuadrës së Dritës, gjë që ka shkaktuar reagimin e madh të tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Brenda listës të Kombëtares A janë tre futbollistë të Superligës,  Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi

Madje, nga radhët e gjilanasve nuk është ftuar asnjë futbollist te Kombëtarja U21, e cila tashmë drejtohet nga Afrim Tovërlani.

Kjo gjë ka shkaktur pakënaqësi të madhe tek Murseli, i cili tha se tek skuadra e tij ka pasur emra që kanë mundur të ftohen si tek Kombëtarja A e ashtu edhe tek Kosova U21.