Skuadra e Ballkanit ka arritur një fitore të jashtëzakonshme mbrëmë ndaj Dinamo Zagreb.
Kampioni i Kosovës triumfoi me rezultat 2 me 0, duke mposhtur një skuadër me traditë të madhe në futbollin evropian, shkruan GazetaBlic Sport.
Kishte një zhgënjim të madh tek kampi kroat pas ndeshjes dhe mediat atje raportojnë edhe për zhurmë dhe tensione në zhveshtore.
Almir Kryeziu shënoi një gol fantastik në këtë takim, duke u nominuar për çmimin e golit më të mirë të javës. Ai është në garë me Aboubakar, King dhe Nygren.



