Sporti

Akil Gjakova e mposht edhe kundërshtarin austriak, kalon në çerekfinale

12/16/2023 11:36
nga:Mergim Rreci

Akil Gjakova ka triumfuar në raundin e dytë të Kampionatit Evropian të Hapur që po zhvillohet në Prishtinë.

Gjakova triumfoi ndaj austriakut Reiter, duke siguruar kalimin në çerekfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Xhudisti triumfoi në ‘Golden Score’ ndaj Reiter dhe po vazhdon suksesshëm rrugën drejt medaljes.

/GazetaBlic Sport/