Agjenti i mbrojtësit të Interit, Achraf Hakimi komentoi thashethemet e një transferimi në Bayern Munchen.
Përfaqësuesi i Hakimit, Alejandro Camano foli për Goal dhe SPOX në lidhje me thashethemet më të fundit që përfshijnë përfaqësuesin e Marokut dhe një lëvizje në Die Roten.
“Nuk e di nga vijnë këto thashetheme, por nuk do të më habiste nëse Bayern do të interesohej për Hakimin,” tha ai, përcjell GazetaBlic.
“Achraf është shumë i lumtur në Inter, ai nuk mendon për asgjë tjetër. Por, kush nuk do të donte të luante për Bayern”, përfundoi ai.
/GazetaBlic/


