Lajme

AAK fton në interpelancë Hekuran Muratin, kërkohet llogari për bllokimin e pagave

09/02/2022 16:49
nga:Mergim Rreci

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se grupi parlamentar i kësaj partie, ka kërkuar nga ministri i financave, Hekuran Murati të japë llogari në një Interpelancë në Kuvend për bllokim e pagave.

“Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që Kuvendi të nderpres pushimin, dhe ministri i financave, z. Hekuran Murati të japë llogari në një Interpelancë në Kuvend për bllokim e pagave.”, ka shkruar Tahiri.