Sporti

Zyrtare: Franco Foda nënshkruan kontratë të re me Kosovën

10/17/2025 10:50
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka vazhduar bashkëpunimin me ‘Dardanët’.

Foda ka firmosur kontratë të re dy vjeçare, duke qëndruar në krye të shtabit teknik të kombëtares sonë, transmeton GazetaBlic Sport.

Me marrëveshjen e re, Foda do t’ i prijë kombëtares së Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi vazhdimi automatikisht në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2028.