Ultrasit e Milanit kanë intensifikuar protestën e tyre kundër klubit me një sërë pankartash që kritikojnë mungesën e ambicies dhe një heshtje të frikshme gjatë lojës së tyre me Cagliarin .
Kuqezinjtë kishin qenë tashmë në një atmosferë të vështirë për barazimin 3-3 me Genoan , teksa Curva Sud u ul në heshtje gjatë gjithë kohës, më pas u largua 15 minuta para përfundimit, transmeton GazetaBlic Sport.
Këtë herë protesta duket se është përhapur edhe në zona të tjera të tribunës, teksa grupe të ndryshme tifozësh janë bashkuar në shfaqjen e heshtur, me atmosferën që duket jashtëzakonisht e zbehur.
Rezultati vazhdon të jetë 0 me 0.
/GazetaBlic Sport/