Sporti

Prishtina në finale të Kupës së Kosovës, triumfon ndaj Dritës pas vazhdimeve

04/24/2024 17:34
nga:Mergim Rreci

Prishtina ka siguruar finalen e madhe në Kupën e Kosovës.

Skuadra nga kryeqyteti triumfoi ndaj Dritës me rezultat 0 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Albert Dabiqaj e dërgoi gabimisht topin në rrjetën e skuadrës së tij në minutën e 111-të të vazhdimeve, duke i dhënë fitoren e madhe Prishtinës.

Në finale, Prishtina (fituese e Kupës së vitit të kaluar) do të përballet me kampionin në fuqi të Superligës, FC Ballkanin.

/GazetaBlic Sport/