Fqinjët e Neymar janë ankuar për zhurmën e shkaktuar nga festat e organizuara në rezidencën e lojtarit brazilian në Bougival.
Kjo është një komunë e vogël 15 kilometra larg Parisit dhe si çështje ka shkuar aq larg deri në pikën që kryebashkiaku, Luc Wattelle, ka menduar të të bëjë një ankesë kundër lojtarit për prishje të rendit publik, trnasmeton GazetaBlic Sport.
Lajmi i publikuar nga Le Parisien pati një ndikim të tillë, saqë bëri që kryebashkiaku të përpiqej ta zgjidhte çështjen në mënyrë diplomatike, madje duke tentuar të fliste edhe me babain e sulmuesit 31-vjeçar të PSG-së.

/GazetaBlic Sport/


