Serie A e fillon edicionin e ri sot.
Interi zbret në fushë ditën e sotme, atje ku kërkon një start pozitiv, përcjell GazetaBlic Sport.
Neruazzurët kanë bërë një merkato interesante, duke rikthyer Romelu Lukakun në skuadër, futbollist nga i cili pritet shumë në fazën e sulmit. Transferimi i Kristjan Asllani ishte poashtu një ‘goditje’ e mirë, me mesfushorin shqiptar që ka treguar paraqitje pozitive në ndeshjet parasezonale.
Këto pritet të jenë formacionet e këtij takimi që fillon në ora 20:45:
Lecce: Falcone; Gendrey, Blin, Dermaku, Gallo; Bistrovic, Hjulmand, Askildsen; Ceesay, Strefezza; Di Francesco
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Martinez, Lukaku
/GazetaBlic Sport/


