Sporti

Guardiola flet për luftën në Ukrainë, ka një koment edhe për futbollistin e tij Oleksandr Zinchenko

02/25/2022 14:40
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka reaguar në lidhje me luftën në Ukrainë.

Trajneri spanjoll foli në veçanti për rastin e futbollistit të tij, Oleksandr Zinchenko, futbollistit ukrainas që ishte pjesë e polemikave gjatë ditës së djeshme, shkruan GazetaBlic Sport.

Zinchenko i uroj vdekjen në mënyrën më të keqe presidentit rus, Vladimir Putin, postim i cili u fshi më pas nga ‘Instagrami’.

“Është një shqetësim, ajo që natyrisht të gjithë ndjejmë për vendin tonë ku kemi lindur. Vrasja e njerëzve të pafajshëm, si do të ndiheshit? Mendoj se kështu ndihet edhe Zinchenko. Ne i kemi ofruar të gjithë mbështetjen tonë pa kushte, ai është një njeri i fortë”, tha Guardiola.