Sporti

Transmetuan pamje gjatë trajtimit të Christian Eriksen, kërkon falje BBC

06/12/2021 22:12
nga:Mergim Rreci

BBC ka kërkuar falje pas ankesave që vazhdoi të transmetonte pamje ndërsa mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen mori një trajtim urgjent gjatë ndeshjes ndaj Finlandës.

Mesfushori ra në tokë në “Parken Stadium” në Kopenhagë, pak para pjesës së parë, duke i lënë lojtarët nga të dy skuadrat në shqetësim të qartë dhe në lot, shkruan GazetaBlic Sport.

Në një deklaratë, BBC tha: “Ne i kërkojmë falje kujtdo që ishte mërzitur nga imazhet e transmetuara.

“Mbulimi në stadium kontrollohet nga Uefa si transmetuesi nikoqir dhe sa më që parë që ndeshja u pezullua, ne e larguam mbulimin tonë sa më shpejt që të ishte e mundur”, shkruhej në komunikatën e BBC.

/GazetaBlic Sport/