Ka përfunduar ndeshja në mes Uellsit dhe Zvicrës.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Embolo shënoi golin e parë në këtë takim për t’i dhënë epësinë kombëtares së Zvicrës, gol tek i cili asistoi Xherdan Shaqiri.
Megjithatë, Uellsi nuk u dorëzua dhe nëpërmjet Moore barazoi shifrat dhe mori një pikë me shumë vlerë sot.
Pikërisht, Emboli fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të ndeshjes.



