Euro 2020

Petr Cech kundër formatit se si do të zhvillohet Kampionati Evropian i këtij viti

06/10/2021 22:09
nga:Lorik J

Portieri i pensionuar,  nuk është një adhurues i madh i formatit të Kampionatit Evropian të këtij viti.

Cech tha se vendimi për të luajtur Euro 2020 në 11 qytete të shpërndara në të gjithë Evropën do të thotë se turneu kontinental do të humbasë hijeshinë e tij dhe do të jetë një makth për tifozët, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sharmi i Kampionatit Evropian ishte në faktin që u zhvillua në një ose dy vende fqinje,” tha Cech në një konferencë shtypi në internet me reporterët Çekë.

“Ishte më e lehtë për të udhëtuar, veçanërisht për tifozët për të cilët ne luajmë ,” tha ai.

“Atmosfera ishte krejtësisht e ndryshme sepse tifozët e ekipeve mund të mblidheshin në një vend. Formati i këtij viti është një makth për fansat. ”

/GazetaBlic Sport/