Manchester City është i gatshëm të shesë Bernardo Silva këtë verë pasi ata duan të ndryshojnë strukturën e klubit.
Mesfushori mund të përdoret për të mbledhur fonde për të forcuar skuadrën në zona të tjera, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndërsa Bernardo ka qenë një figurë e rëndësishme nën udhëheqjën e Pep Guardiolas, skuadra përmban një bollëk krijuesish në mesfushë dhe zonat e krahut të sulmit.
Sidoqoftë, ekipi është mjaft i mangët në sulm dhe largimi i Sergio Aguero mund të lë mangësi edhe më të mëdha.
Si rezultat, Bernardo mund të shitet te një klub tjetër i madh evropian me tarifën e majme të transferimit, që menjëherë të riinvestohej nga Manchester City në një sulmues siç është Erling Haaland.
/GazetaBlic Sport/


