Sporti

Barcelona kërkon të “blindojë” Ansu Fatin, kjo pritet të jetë klauzola e tij e re e largimit

10/14/2021 19:15
nga:Mergim Rreci

Pedri Gonzalez, 18 vjeç, rinovoi kontratën e tij me Barcelonën, deri në vitin 2026, me një klauzolë largimi të përcaktuar në një miliard euro, më e larta në futbollin botëror, së bashku me Karim Benzema.

Sidoqoftë, së shpejti, siç zbulohet nga Marca, Ansu Fatit poashtu pritet që një klauzolë e tillë t’i vendoset në kontratën e re, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjithashtu 18 vjeç, sulmuesi i ri ka një kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në qershor 2022, me një klauzolë përfundimi largimi në 400 milionë euro, por klubi katalanas tashmë ka filluar negociatat për rinovimin dhe për klauzolën e majme që do të vendoset në të.

/GazetaBlic Sport/