Lajme

Blerim Grainca i LDK-së: VV-ja do të ketë rënie të madhe, Qeveria e re do të udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës

10/03/2024 14:59
nga:Sh R

Ish deputeti i LDK-së, Blerim Grainca, thotë se në zgjedhjet e 9 shkurtit VV-ja do të ketë rënie të madhe kurse qeveria e re do të udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Grainca në një prononcim për GazetaBlic, tregon në zgjedhjet e fundit VV ka fituar si rezultat i gabimeve të LDK-së, në raport me komunikimin me qytetarë.

Sa i përket rezultateve në zgjedhjet e 9 shkurtit, Grainca thotë se e gjitha varet se a do të arrijë LDK-ja, t’i rekuperoj gabimet dhe ndikimet që shkaktuan kryesia qendrore në zgjedhjet e brendshme në LDK.

“Si qytetarë i thjeshtë të flasesh për % në këto rrethana është e pa mundur por një është e sigurt se VV do të ketë ramje të madhe dhe qeveria e re do udhëhiqet nga LDK. Në zgjedhjet e fundit VV ka fituar si rezulatat i gabimeve të LDK në raport me komunikimin me qytetarë dhe se a do të ketë rezulatate të mira LDK.. do varet a do arrijë të rikuperoj gabimet dhe ndikimet që shkatuan kryesia qendrore në zgjedhjet e brendshme në LDK dhe e që shkaktuan përqarjet e brendshme në parti”, tha ai.

Sipas Graincës, Vjosa Osmani më nuk do të kthehet në LDK, ku shton se fati i partisë nuk duhet të lidhet me fatin e Vjosa Osmanit.

“Vjosa është Presidente dhe si e tillë besoj me LDK ka raporte si me gjitha partitë. Fati i LDK nuk do duhej të lidhet me fatin e Vjosa Osmanit. Unë si qytetarë i lirë nuk besoj se ajo do kthehet në LDK dhe nuk jam unë që e percaktoj kthimin e saj. Për këtë vendosin ogranet e LDK”, përfundoi Grainca për GazetaBlic.