Sporti

Barcelona ndryshon objektiv, kërkon transferimin e sulmuesit të Ajaxit

01/07/2022 23:22
nga:Mergim Rreci

Barcelona, sipas El Nacional, po kërkon të fitojë garën për sulmuesin e Ajaxit, Antony, duke hyrë në bisedime për një marrëveshje të verës.

Liverpool dhe Real Madrid kanë qenë gjithashtu të lidhur me brazilianin, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Barcelona duket se po punon fuqishëm për transferimin e tij dhe gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur.