Superliga e Kosovës e fillon sot xhiron e 13-të.
Drenica – Ulpiana, Ballkani – Drita dhe Malisheva – Llapi, janë ndeshjet e programuara për ditën e sotme, shkruan GazetaBlic Sport.
Vëmendja kryesore është në derbin mes Ballkanit dhe Dritës, takim ky që ka qenë gjithmonë i rivalizuar në vitet e fundit.
Drita renditet në vendin e parë pas 12-të xhirove me 22 pikë, kurse Ballkani i dytë me vetëm një pikë më pak, 21. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me barazim 0 me 0.
Këto janë formacionet zyrtare.
Ballkani: Frashëri, Kuç, Ar. Thaqi, As. Thaqi, Gaashi, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Hoxha, Jashanica, Solomon.
Drita: Maloku, Limani, Broja, Cuculi, Namani, Ajzeraj, Blakçori, Vucaj, Islami, Fazliu, Somonovski.
/GazetaBlic Sport/


