Sporti

Dayot Upamecano afër rinovimit me ekipin e Bayern Munich

02/13/2025 13:14
nga:Lorik J

Mbrojtësi startues i Bayern Munichut, Dayot Upamecano do të vazhdojë kontratën me klubin.

Sipas Nicolo Schira, 26-vjeçari po i afrohet nënshkrimit të një marrëveshjeje afatgjatë me gjigantët gjermanë.

Kontrata e re mund të zgjasë deri në vitin 2029, me një opsion për një vit shtesë.

Mbrojtësi francez ka bërë 28 paraqitje për Bayern Munich këtë sezon, duke shënuar 2 gola.

/GazetaBlic Sport