Tuttosport raporton se Davide Calabria i është përgjigjur mirë procesit të rehabilitimit dhe mbrojtësi i Milanit mund të kthehet brenda 10 ditësh.
Mbrojtësi i Rossonerëve iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë dhe ka qenë jashtë që prej fitores 2-0 ndaj Hellas Verona në 7 mars, përcjell GazetaBlic.
24-vjeçari ka punuar shumë për kthimin e tij dhe mund të kthehet në grup brenda 10 ditësh, sipas gazetës.
Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli gjithashtu po bën mirë, por do të duhet edhe disa ditë para se të kthehet nga një dëmtim që e ka mbajtur atë larg që nga ndeshja e përmendur kundër Verona.
/GazetaBlic/


