Sporti

David Trezeguet për Kylian Mbappe: Ai më mahnit gjithmonë, ka aftësi të pabesueshme

04/08/2021 19:25
nga:Lorik J

Ish sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet ka lavdëruar sulmuesin e PSG’së, Kylian Mbappe për paraqitjen në sfidën Bayern-PSG në Champions League.

I pyetur nga Le Parisien për performancën e sulmuesit të ri, Trezeguet përgëzoi francezin për paraqitjen e tij në Ligën e Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë i di cilësitë e tij, ka shpejtësinë dhe aftësinë e pabesueshme fizike dhe teknike, por e pranoj, ai gjithmonë më mahnit”, tha fillimisht Trezeguet.

“Ai është më i motivuar nga këto takime të nivelit shumë të lartë”, përfundoi Trezeguet.

/GazetaBlic Sport