Ndërsa votimi për “Ballon d’Or” të vitit 2026 përfundoi më 26 shtator, fushata mediatike duket qartë se nuk ka përfunduar ende, me legjenda të futbollit që ndajnë parashikimet e tyre për fituesin ideal.
Në këtë kontekst, David Silva, i cili u rikthye nga pensionimi për të firmosur me “Supreme Sha Tin” në Hong Kong – tregoi se kë preferon dhe, për habi të madhe, nuk përmendi talentin spanjoll Lamine Yamal.
Legjenda e Manchester City-t përjashtoi gjithashtu Rodrin – një tjetër ikonë “La Roja” si dhe Kylian Mbappen.
“Mendoj se suksesi kolektiv duhet të ketë përparësi ndaj atij individual. Do t’ia jepja Topin e Artë Fabian Ruizit,” shpjegoi Silva në një intervistë për beIN Sports.
Ai shtoi: “Gjatë dy viteve të fundit, ai është lojtari që ka fituar më shumë trofe.”
Kujtojmë se ceremonia e “Ballon d’Or” 2026 do të mbahet në Londër më 26 tetor.
/GazetaBlic Sport


