Sporti

David de Gea shumë i zhgënjyer pas eliminimit: Është e vështirë të përshkruajmë me fjalë se si ndihemi tani për momentin

03/15/2022 23:23
nga:Mergim Rreci

Portieri i Manchester United, David de Gea ka folur për BT Sport pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

‘Djajtët e Kuq’ u mposhtën me rezultat 0 me 1, rezultat ky që i dha kualifikimin tutje skuadrës së Simeones, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne jemi vërtet të zhgënjyer me rezultatin. Është e vështirë të përshkruajmë me fjalë se si ndihemi tani për momentin. Nuk mjaftuam në të dyja ndeshjet për ta fituar atë. Është një ditë shumë zhgënjyese për ne”.

“Ata janë një skuadër me shumë përvojë. Ata dinë t’i luajnë ato ndeshje të Ligës së Kampionëve. Ata shënuan një gol pastaj janë një ekip i vështirë, kështu që ishte e vështirë për ne të krijonim raste. Jemi jashtë një prej garave më të rëndësishme. kështu që jemi shumë të trishtuar”.

Për arbitrin: “Nuk dua të flas për arbitrin. Të gjithë që shikojnë mund ta shohin dhe ne nuk mund ta ndryshojmë atë. Nuk ishte e mjaftueshme.”

/GazetaBlic Sport/