Sporti

David de Gea refuzon ofertën për kontratën e re me Manchester United

03/29/2023 20:31
nga:Mergim Rreci

David de Gea raportohet se ka refuzuar propozimin e paraqitur nga Manchester United për të rinovuar kontratën.

Portieri është në fund të kontratës së tij dhe shtypi anglez ka avancuar me dëshirën e Erik ten Hag për të pasur një portier me aftësi më të madhe në portë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas The Athletic, përgjegjësit për Djajtë e Kuq ishin të interesuar për uljen e pagës së portierit, e cila arrin në 300 mijë funte në javë (340 mijë euro), shifra që e bëjnë atë portierin më të paguar në planet.

De Gea, 32 vjeç, ka qenë në Old Trafford që nga viti 2011 dhe ka bërë 529 paraqitje për klubin. Reprezentuesi spanjoll duket se nuk e ka pranuar këtë ofertë dhe do të mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat.

/GazetaBlic Sport/