Sporti

David De Gea pritet të largohet nga Manchester United

04/09/2021 12:43
nga:Mergim Rreci

David de Gea është një kanidati kryesor për t’u larguar nga Manchester United në këtë verë.

Portieri spanjoll ka humbur pozicionin e tij startues nga Dean Henderson, kështu që ai po mendon seriozisht largimin pas disa sezonave, shkruan GazetaBlic.

Kontrata e tij e madhe si dhe paraqitjet e dobëta në disa takime i ka bërë të ndjehen të pakënaqur edhe drejtuesit e klubit me të.

Me shumë gjasë karrierën do ta vazhdojë në Spanjë, me disa skuadra që kanë shprehur intersim të madh ndër vite për të.

/GazetaBlic/