Sporti

David De Gea mendon pensionimin nga futbolli

09/22/2023 18:59
nga:E K

David De Gea dëshiron të vazhdojë në nivelet më të larta të futbollit, por ende nuk ka marrë ndonjë ofertë që e kënaq.

Madrileni ka refuzuar disa propozime, përfshirë ato të ardhura nga Arabia Saudite, por sipas “The Guardian”, faktori ekonomik nuk është shqetësimi më i madh për De Gean, i cili dëshiron të luajë në skuadra të mëdha pas largimit nga Man. United, këtë verë.

Me përfundimin e kontratës së tij me “Djajtë e Kuq”, De Gea ka vazhduar stërvitjen i vetëm për të qëndruar në formë, ndërsa pret që një klub i madh t’i trokasë në derë.

Portieri është i uritur për të fituar torfe dhe dëshiron të vazhdojë të aspirojë për gjithçka pasi fitoi Premier League, FA Cup, dy Kupa të Ligës dhe Europa League gjatë 12 viteve të tij në “Old Trafford”.

Blerja e André Onanas nga “Djajtë e Kuq” bëri që Ten Hag t’i ofronte rinovimin e kontratës, por me një pagë shumë më ulët (De Gea ishte një nga futbollistët më të paguar të klubit). Negociatat përfunduan në korrik dhe De Gea ishte i zhgënjyer që nuk mundi të thoshte lamtumirë para tifozëve.

Tani ai është në pritje të një telefonate nga një klub i madh, që do t’i garantonte rolin e titullarit mes shtyllave. Përndryshe, sipas “The Guardian”, do të ishte i gatshëm të tërhiqej nga futbolli.