Sporti

David de Gea me fjalë të mëdha për Cristiano Ronaldon

09/24/2021 12:18
nga:Mergim Rreci

David de Gea lavdëroi Cristiano Ronaldon dhe foli për ndikimin e portugezit mbi shokët e tij të skuadrës në Manchester United.

“Ne të gjithë e kemi vënë re ndikimin e tij në ekip. Është mirë të kesh atë në ekip. Ai tashmë është një legjendë e klubit dhe është një shembull, jo vetëm për të rinjtë, por për të gjithë për shkak të mënyrës se si punon, si punon në palestër dhe si kujdeset për veten”, tha ai për SkySports, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe është fantastike të shohësh mënyrën se si punon çdo ditë dhe ndihmon ekipin,” vazhdoi ai, duke pritur një sezon të mirë për Manchester United.

“Le të shohim se çfarë ndodh. Tani ne kemi një skuadër më të plotë, me lojtarë të mëdhenj dhe me përvojë si Ronaldo, Varane, Mata dhe unë. Ne mund të kemi një sezon të mrekullueshëm.”

/GazetaBlic Sport/