Lajme

Daut Haradinaj: Zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin top prioritet i udhëheqjes sime

07/30/2021 00:46
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryeqytetin nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, në emisionin DPT te Fidani, në televizionin T7, tha se prioritet i tij, gjatë qeverisjes do të jetë zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin.

“Policia Komunale, Spitali, Ndërmarrjet Komunale, janë mundësi e mirë për ta bërë Kryeqytetin funksional dhe të zhvillojmë ekonominë. Unë mendoj që duhet ta bëjmë edhe decentralizimin në kryeqytet, sipas Ligjit për Kryeqytetin. Pra, vendimmarrja t’i bartet qytetarëve, vet të vendosin për projektet që kanë nevojë”, tha ai.

“Unë premtoj barazi në ndërtim. Ligji është i qartë, duhet të ndodh legalizimi në hapa më të shpejtë. Besoj që brenda 2 viteve me një përkushtim më të madh ky problem do të rregullohet. Nuk e kuptoj pse duhet fillimisht me u leju një ndërtim e pastaj mos me u pajisë me pranim teknik dhe fleë poseduese”, shtoi tutje Haradinaj.