Lajme

Daut Haradinaj: Zanatlinjtë janë shpirti ndërmarrës i kryeqytetit, do t’i trajtojmë me dinjitet

08/28/2021 17:27
nga:M K

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se një përkrahje të madhe gjatë qeverisjes së tij do ta kenë ndërrmarësit e kryeqytetit.

Haradinaj, përmes një video-mesazhi ka treguar se u njoftua nga afër me problemet e njërit prej ndërrmarësëve në kryeqytet, zotri Shemi, ku me profesion është rrobaqepës.

“Njerëzit punëtorë sikurse Shemi, janë shpirti ndërmarrës i kryeqytetit. Rrobaqepësit, si ndër zanatlinjtë më të vjetër në Prishtinë dhe kategoritë e tjera të njëjta, do të kenë trajtim të dinjitetshëm në qeverisjen e ardhshme”, ka treguar ai.

Mesazhi i plotë:

Njerëzit punëtorë sikurse Shemi, janë shpirti ndërmarrës i kryeqytetit. Rrobaqepësit, si ndër zanatlinjtë më të vjetër në Prishtinë, dhe kategoritë e tjera të njëjta do të kenë trajtim të dinjitetshëm në qeverisjen e ardhshme.

#eparaPrishtina
#punamarë

Njerëzit punëtorë sikurse Shemi, janë shpirti ndërmarrës i kryeqytetit. Rrobaqepësit, si ndër zanatlinjtë më të vjetër…

Posted by Daut Haradinaj on Saturday, August 28, 2021