Lajme

Daut Haradinaj viziton Muzeun ‘Shtëpia e Pavarsisë Dr. Ibrahim Rugova’: Çdo etapë e historisë sonë është me vlera

08/07/2021 13:32
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, sot ka vizituar Muzeun “Shtëpia e Pavarsisë Dr. Ibrahim Rugova”.

Ai tha se çdo etapë e e historisë sonë është me vlera dhe si e tillë do të trajtohet.
“Vizitë tek Muzeu “Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”.

Çdo etapë e historisë sonë është me vlera dhe si e tillë do të trajtohet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se, dikur ky vend kishte qenë selia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Vizitë tek Muzeu "Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova".Çdo etapë e historisë sonë është me vlera dhe si e tillë do të trajtohet.

Posted by Daut Haradinaj on Saturday, August 7, 2021