Lajme

Daut Haradinaj: Vetëm sjellja para drejtësisë së këtyre terroristëve është shpagim për heronjtë tanë

09/24/2023 14:09
nga:Gazeta Blic

Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i armatosur në veri të vendit, ku mbeti i vrarë një polic, ka reaguar edhe Daut Haradinaj.

Ai ka thënë për Gazeta Blic se nevojitet unifikim i faktorit vendor e ndërkombëtar.

“Unifikimi i faktorit vendor e ndërkombëtar do të ishte goditja e drejtëpërdrejtë përballë mercenarëve në fjalë”, ke theksuar ai.

Sipas tij, vetëm sjellja para drejtësisë së këtyre terroristëve është shpagim për heronjtë tanë.

“NATO duhet të ndërhyjë me urgjencë në këtë rast”, tha Haradinaj për Gazeta Blic.

Vrasja e policit në Kosovë, reagon Borrell